Flash News

KRYESORE

Tayna poston foton pa grim, duket shumë ndryshe por i komentojnë "e shëmtuar"

Tayna është një nga reperet më të komentuara dhe shumë e dashur për publikun por edhe kolegët, të cilët në përgjithësi të gjithë preferojnë të bashkëpunojnë me të. Përveç stilit ekstravagant që ka, Tayna, po ashtu, edhe grimin e bën të rëndë. Është rast i veçantë ta shohësh atë pa make-up. Mirëpo, reperja ka postuar një foto komplet natyrale dhe pa grim. Duket shumë ndryshe (edhe më e bukur akoma). Por një prej fansave e ka komentuar negativisht: “S’e kuptoj pse je kaq e shëmtuar.” Por Tayna se ka lënë pa përgjigje: “Unë s’jam miss, unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që më ka falur Zoti. Mua më pëlqen vetja, ta sugjeroj dhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty.” 
 
View this post on Instagram
 

👶🏼

A post shared by Tayna (@tayna) on

Të fundit