Flash News

KRYESORE

Të akuzuar për mashtrim, arrestohen 6 zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore; 2 në kërkim

Të akuzuar për mashtrim, arrestohen 6 zyrtarë të

Pesë zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë arrestuar nga policia ditën e sotme ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale "Shpërdorim detyre", "Mashtrim me pasoja të rënda", "Kontrabandë mallrash pa akcizë" dhe "Fshehje të ardhurash".

Mësohet se, në prangat e policisë kanë rënë punonjësit: Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Doda dhe Naim Kasa, ndërsa në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” është lënë shtetësja Rezarta Sulejmani.

Ndërkaq, buk bëhen të ditur emrat e dy zyrtarëvetë tjerë të shpallur në kërkim për shkak të hetimeve. Prokuroria e Tiranës ka firmosur urdhër-arrestet ndaj këtyre zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ditën e djeshme, pas një kohe të gjatë hetimesh.

Mësohet se, hetimet për këtë institucion kanë nisur që në kohën kur drejtohej nga Klodian Gradeci, person i cili ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Të fundit