Flash News

KRYESORE

Të arrestuarve në Nikël ju gjetën 39 mijë euro dhe 30 milionë lekë në banesë

Të arrestuarve në Nikël ju gjetën 39 mijë euro dhe 30

Policia e Shtetit ka dhënë detaje sa i takon operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotme në Nikël të Fushë-Krujës.

Në njoftim thuhet se personat e ndaluar kanë qenë në përgjimin, ndjekje dhe gjurmim.

Gjatë kontrollit të banesave, policia bën me dije se janë gjetur disa armë por edhe sasi të mëdha lekësh, konkretisht 39 mijë euro, rreth 30 milionë lekë shqiptare si dhe një sasi dollarësh.

Njoftimi i plotë i policisë

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Nikël të Krujës

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarine e grupeve kriminale ne Nikël të Krujës, zhvilluar keto hetime ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura, Policia e Shtetit, perkatesisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale ne bashkepunim me Prokurorine, kanë arritur te ndalojne në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykates, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale.

Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u shoqeruan nje numer personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:

  • L. H. 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
  • M. H. 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
  • Y.Ç. 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
  • S.L. 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
  • V.B. 32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

  • 2 armë zjarri pistolete
  • 4 armë gjahu e pushke sportive;
  • 5 armë të ftohta;
  • sasi fishekësh
  • 4 palë dylbi
  • 1 radio transmetuese;
  • 39 000 Euro;
  • 1 200 dollarë amerikanë ;
  • 2 900 000 lekë të reja;
  • 8 aparate celularë;
  • 1 automjet i blinduar etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale " Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i Produkteve të veprës penale" parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë banorët e Nikles, Krujes dhe gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta duke goditur me ashpërsine e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Të fundit