KRYESORE

Te Barcelona kanë një hall, borxhi i klubit shkon 888 milionë euro

Te Barcelona kanë një hall, borxhi i klubit shkon 888 milionë

Barcelona sapo bëri një investim të madh, duke blerë Antoine Griezmann-in për 120 milionë euro. Por situata nuk është aq pozitive sa i përket financave sa edhe duket në klubin blaugrana.

Mediat katalanase shkruajnë se borxhet e klubit janë rritur ndjeshëm dhe ky mund të jetë një faktor vendimtar për të ardhmen e klubit. Në total, vlera që duhet të shlyejnë katalanasit shkon në 888 milionë euro. Ky është borxhi i regjistruar deri më 30 qershor të këtij viti, që mund të shtohet me 150 milionë deri në tetor.

Baça ka marrë një borxh i cili pritet të shlyhet në vitin 2021, megjithatë, me shumë mundësi borxhi i madh i mbledhur nuk do të shlyhet deri në vitin 2023. Paratë e huazuara nuk janë shfrytëzuar vetëm për transferimet, por edhe për rimodelimin e “Camp Nou” që do të nisë së shpejti. Buxheti i parashikuar për totalin e shpenzimeve është 960 milionë euro, por edhe fitimet janë tepër të mëdha. Gjithsesi, rritja e borxheve është alarmante.

Të fundit