Flash News

KRYESORE

“Të bashkuar drejt Kryeministrisë”, studentët tregojnë masat për përshkallëzimin e protestës

“Të bashkuar drejt Kryeministrisë”, studentët

Studentët shprehen se nga diskutimet e deri tanishme, paraprakisht është rënë dakord që të bojkotohet mësimi në fakultete edhe gjatë ditës së nesërme. Ata paralajmërojnë se do të ketë përshkallëzim me mbyllje fakultetesh me zinxhir apo mënyra të tjera. Studentët, të bashkuar do marshojnë drejt Kryeministrisë.

Është rënë dakord midis studentëve se në rast se militantë partish (që devijojnë kauzën) apo figura publike, deputetë, ish deputetë etj. vijnë në protestë, do të largohen publikisht. Në rast se ata vijnë me shumë militantë nga pas edhe qëndrojnë aty, në pamundësi për t’i larguar do distancohen publikisht dhe do të zhvendoset protesta tek Korpusi.

Nëse zhvillimet e nesërme nuk janë pozitive për studentët, po diskutohet që të kalohet në “ngujim” në fakultet 24 orë. me paralajmërimin se do ketë grevë urie.

Të fundit