Flash News

KRYESORE

“Të bëhemi burra shteti”, Meta tregohet i ashpër me ndërkombëtarët: ShBA dhe BE na tallën njëherë në 2008

“Të bëhemi burra shteti”, Meta tregohet i ashpër me

Presidenti Ilir Meta ka propozuar që kriza e thellë politike që në vend të zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve vendore të përgjithshme, edhe për vetë presidentin.

Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj të japin edhe ata propozimet e tyre.

Presidenti ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj ndërkombëtarëve, duke deklaruar se në vitin 2018 ata u tallën me Shqipërinë, teksa i mbanin ‘iso’ Ramës dhe Berishës për të ndryshuar Kushtetutën.

Meta theksoi se politikanët shqiptarë duhet t’i zgjidhin vetë gjërat si burra shteti.

“Rama e ata që s’më duan të vënë kandidat kë të duan. Të mos shkojnë sërish e të na futen nëpër ambasada, apo të ikin, boll e zbrazëm Shqipërinë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend evropian, të kthehen edhe refugjatët. Kjo është zgjidhja që unë jap, nuk është turp nëse nuk më votojnë. Njerëzit duhet të kenë besim te vota e tyre. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave.

Nëse ka propozim Rama le ta bëjë, ose ndonjë ambasadat që flet për dialog apo nxit sherr. Asnjë propozim që dhunon parimet e të drejtës nuk e pranoj. Jemi vend i NATO-s, mos të tallen me Kushtetutën tonë, u tallën njëherë në 2008, kur i mbanin ISO-n Ramës e Doktorit. Njëri prej tyre është akoma ambasador këtu. Duhet të bëhemi burra shteti dhe t’i zgjidhim gjërat vetë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve dhe thonë do ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Meta.

Të fundit