Flash News

KRYESORE

“Të bëjë burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut”, Liçaj me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama për Teatrin Kombëtar

“Të bëjë burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut”,

Aktori Neritan Liçaj, njëkohësisht aktivist i ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’, i ftuar në Syri TV ka thënë se kryeministri Rama duhet të tregohet transparent për çështjen e Teatrit.

“Unë i them kryeministrit të bëjë burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut"-theksoi Liçaj.

“Kryeministri është në mjerim sa kërkon çfarë kanë thënë aktorët. Nuk i shkon. Mua s’ma ndjen çfarë thotë njëri e tjetri. Është e drejta e tyre. Këto pelivanllëqe kryeministrore e shndërruan vëmendjen. Unë i them kryeministrit të bëjë burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut. Po ai nuk është burrë shteti. Është turp që kryeministri të gënjejë.  Kemi të drejtën ligjore, kemi të gjithë gurët në anën tonë. Edhe sekretari i OSBE u shpreh të mos merret asnjë vendim sa të ngrihet Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Neritan Liçaj.

Të fundit