Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Të bësh pushimet me tatimet”, gazetari tregon përvojën: Aksion selektiv. Po mblidhen para nga gjobat, nuk goditet fenomeni
Aksionet kundër informalitetit, kryesisht në zonat turistike dhe bregdetare janë kthyer në kryefjalë të lajmeve që kanë mbushur mediat prej ditësh.
Gazetari i Top Channel, Denis Dyrnjaja flet për përvojën që ka ndeshur vetë gjatë kohës që ishte me pushime në një prej hoteleve, që u përball me aksionin anti-informalitet.
Sipas përshkrimit të gazetarit, ky aksion është selektiv dhe jo i barabartë për të gjithë.
“Kjo mënyrë që po përdoret këtu është mënyrë për të grumbulluar një dorë parash nga gjobat, por jo për të goditur fenomenin, aq më shumë kur bëhet në mënyrë selektive”, thotë ndër të tjera gazetari.
Postimi i plotë:
Të bësh pushimet me tatimet!
Nuk është viti i parë që në verë tatimorët zbresin në aksion kundër informalitetit. Por këtë vit ndjeshmëria duket sikur është më e madhe se edhe prezenca e grupeve të inspektimit është më e dukshme sidomos në bizneset e zëshme. Por nuk do doja të ndalesha te fakti pse po kontrollohen tani, sepse shumë mirë që po kontrollohen dhe për më tepër shumë mirë që të ndëshkohen nëse kryejnë aktivitet të paligjshëm, por çështja është te mënyra sesi po kontrollohet. Kam qenë vetë dëshmitar, pasi u ndodha për pushime, kur në një sipërmarrje mbi 20 vjeçare dhe me prestigj e historik pozitiv erdhi grupi i parë i inspektorëve tatimorë.
Që nga hoteli, te restoranti, bar-caffe, madje edhe në çadra çdo shërbim shoqërohej me faturë të rregullt. Pasi qëndruan për mbi 4 orë tatimorët nuk gjetën ndonjë shkelje. Rezultati i vetëm ishte që tërë kohës njerëzit, pushuesit në këtë rast, flisnin vetëm për aksionin e tyre, për të mos thënë misionin e tyre se i tillë po duket. Në të gjithë ambientin ndjehej një lloj represioni psikologjik edhe te punonjësit e subjektit, për rrjedhojë edhe te klientët. Por ajo që e bëri situatën më paradoksale ishte se menjëherë pas aksionit të inspektorëve tatimorë, të nesërmen mbërrin hetimi tatimor.
Bëhet fjalë për të njëjtin biznes të kontrolluar e verifikuar fije për pe një ditë më parë. Pra tani edhe një ditë tjetër, pronarëve, por edhe pushuesve përgjithësisht iu desh të kishin tërë kohës prezencën e tatimorëve, kësaj rradhe në cilësi hetimore.
Dikush mund të pyes po çfarë lidhjeje kanë pushuesit me tatimorët?! Thjeshtë fare. Çdo herë që merrje një porosi kamarierët të këshillonin për të mbajtur dhe mos humbur kuponin tatimor, sepse ndëshkimi do të ishte fatal për subjektin. Ndërsa administratorëve të biznesit iu deshën dy ditë pune të merreshin me llogaridhënie ndërkohë që duhej të merreshin me punën e tyre rutinë, sepse mesa pashë dhe mësova ishin lloji i sipërmarrësit të angazhuar. Merreshin vetë me shumë punë brenda biznesit të tyre. Por përtej shembujve. Informaliteti duhet goditur dhe askush nuk është kundër, por a është kjo mënyra e duhur?! Praktika po tregon se jo. Bizneset të konsoliduar, me bilance të deklaruar, me staf të siguruar e me xhiro vjetore progresive në rritje, nuk ka pse futen nën kontrolle represive, pasi ata mund t'i monitorosh direkt nga sistemi. Në çdo zonë të Shqipërisë dihet se kush paguan e se kush iu shmanget detyrimeve. Përzierja e të njomit me të thatin dhe trajtimi i njëjtë për të dy dëmton biznesin e pastër dhe të shëndetshëm.
Po nëse sipërmarrësi rival i fut një njoftim dhe dërgon ca njerëz të tij të ulen në një tavolinë lokali të bëjnë porosi kamarirët ua dërgojnë faturën ata e grisin dhe inspektorët e tatimeve kapin pikërisht këtë rast. Subjekti gjobitet se u kap në shkelje për një tavolinë pa faturë. Si shmanget ky abuzim?! Po nëse një klient që ka porositur një produkt dhe ndryshon mendje, por fatura është prerë se kështu është rregulli, çfarë të bëjë kamarieri, banakieri e pronari të rrinë të merren me anulime faturash apo të merren me punë. Po nëse faturën e merr era, e gris fëmija etj etj dhe tatimorët qëllon që të gjejnë pa faturë në tryezë?! Si këto shembuj mund të ketë pa fund. Në botë sipërmarrjet nuk iu njohin fytyrat agjentëve tatimorë.
Ata shkojnë atje ku ka vend për dyshim por jo si "autokombajnë" korrëse/shitëse, merr përpara kë të gjesh. Kjo sepse funksionon sistemi. Kontrollo deklarimet, monitoro realitetin pa rënë në sy dhe godit atë që mashtron. Ndërsa kjo mënyrë që po përdoret këtu është mënyrë për të grumbulluar një dorë parash nga gjobat, por jo për të goditur fenomenin, aq më shumë kur bëhet në mënyrë selektive.
Meqë ra fjala ky hotel në të cilin unë u ndodha nuk kishte asnjë shkelje, por të gjithë historinë e solla në vëmendje si një rast që problemi duhet trajtuar ndryshe. Le të bëhet një task forcë e të shkojë në kontroll të befasishëm kudo, por jo t'i shkatërrohet biznesi dhe t'i iki koha njerëzve që punojnë dhe duan të punojnë me ç'organizimin e organizuar tatimor, kontroll pas kontrolli. Një herë vjen inspektimi tatimor,, pastaj hetimi tatimor, pastaj vjen higjiena, pastaj task forca energjisë.
Po kështu i bie që sipërmarrësir të merren vetëm me kontrollet jo me biznesin. Krijioni një skemë kontrolli që në mënyrë të organizuar, patjetër edhe të befasishme biznesi të kontrollet brenda një dite dhe pastaj mbaje në monitorimin përmes sistemit, por jo t'i çosh çdo dy ditë nga një grup kontrolli. Lërini njërëzit të punojnë e të tjerët të shijojnë këto pak ditë vere, se po i bëjnë pushimet bashkë me tatimet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38