Flash News

KRYESORE

Të bllokuar në Zyrih për shkak të pezullimit të fluturimeve ende në fuqi, TIA jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka reaguar pas denoncimeve nga qytetarët të cilët kishin mbetur të bllokuar në Zyrih, për shkak të pezullimit ende në fuqi të fluturimeve ajrore me Zvicrën prej COVID-19.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, TIA bën me dije për të gjithë pasagjerët e bllokuar në Zyrih një ditë më parë, se fluturimi drejt Tiranës do të kryhet pasditen e sotme në orën 16:10.

Pasagjerët- njofton TIA- pritet të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit rreth orës 18:10, ndërsa në orën 18:55 do të nisë fluturimi nga Tirana për në Zyrih.

Njoftimi i TIA-s:

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që kanë mbetur në Zyrih nga fluturimi i ditës së djeshme: Ju lutem lidhuni me kompaninë Edelweiss.

🛫Fluturimi do të bëhet sot.

🛫Nisja nga Zvicra parashikohet në orën 16.10 dhe mbërritja në Tiranë 18.10

🛫Nisja nga Tirana parashikohet në orën 18.55 dhe mbërritja në Zyrih në ora 21.00.

Udhëtim të mbarë!

Tirana International Airport

Të fundit