Flash News

KRYESORE

"Të burgosur me koronavirus"/ Ministria e Drejtësisë sqaron: Asnjë i prekur me COVID-19 në burgjet e vendit

"Të burgosur me koronavirus"/ Ministria e Drejtësisë

Këto dy ditë në disa media të ndryshme online janë publikuar lajme se në burgun e Reçit gjenden të burgosur të prekur nga covid-19.

Minsitria e Drejtësisë ka sqaruar nëpërmjet një deklarata të gjatë se se nuk ka asnjë të burgosur të infektuar me koronavirus.

Me një deklaratë për mediat, ministria tha se lajmet e përcjella nga mediat sociele janë të rreme, duke siguruar se deri më tani nuk ka persona të prekur nga COVID-19.

“Kemi ndjekur me shqetësim të gjitha lajmet e përcjella nga disa media elektronike apo statuse dashakeqëse në rrjetet sociale, ku pasqyrohej në mënyrë të rremë për raste të burgosurish që mund të jenë prekur me virusin “COVID-19”, konkretisht në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Reç.

Këto lajme nuk kanë asnjë të vërtetë dhe janë shpifja e radhës, dhe për fat të keq jemi të detyruar që krahas vijimit të punës sonë intensive për të marrë të gjitha masat e duhura dhe për të garantuar shëndet të plotë të të gjithë të burgosurve, paraburgosurve dhe stafeve përkatëse që shërbejnë, të ndjekim dhe lajme të tilla që kanë si qëllim ngjalljen e panikut te publiku”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja sqaron se pas disa prentimeve për kushte jo të mira në në IEVP Reç, Shkodër, grupi i gatshëm i shëndetësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, si pjesë e Task forcës të ngritur tashmë me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, ka reaguar menjëherë duke kryer kontrollin e nevojshëm shëndetësor të gjithë personave të paraburgosur në këtë sektor dhe në përfundim nuk ka rezultuar asnjë person me shënja të virusit “Covid-19”.

“Në respekt të transparencës me publikun sqarojmë se në vlerësim të situatës në të cilën ndodhemi, me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë janë marrë një sërë masash të shtuara mjekësore dhe në aspekt të sigurisë për të parandaluar dhe frenuar virusin “Covid-19” në 24 institucionet.

Duke pasur primare sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të të gjithë të dënuarve, të paraburgosurve si dhe personelit që punon në IEVP-të përkatëse, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zbatuar dhe është në ndjekje të vazhdueshme të të gjitha urdhërave dhe udhezimeve të Ministrit të Drejtësisë si dhe në zbatim të Protokollit shtesë të shëndetësisë të miratuar.

Të 24 institucionet penitenciare janë dezinfektuar dhe në të gjitha ambjentet e brendshme po ndiqet një protokoll i rreptë lidhur me higjenizimin dhe higjenën personale të të dënuarve dhe të paraburgosurve”, vijon njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë, duke apeluar në fund që nisur nga situata e krijuar duhet më shumë përgjegjshmëri sa i përket përcjelljes së informacioneve mediatike, ku publikimi i lajmeve tendencioze, të rreme apo që deformojnë situatën, mund të rëndojë gjendjen emocionale të të burgosurve dhe të afërmve të tyre.

 

Të fundit