Flash News

KRYESORE

Të burgosurve po u bëhet presion që të votojnë, ja çfarë ndodh nëse kundërshtojnë

Të burgosurve po u bëhet presion që të votojnë, ja

Ndërkohë që pesë ditë na ndajnë nga votimet, shumë njerëzve po u kërkohet vota pa dëshirën e tyre. Kjo gjë po ndodh edhe me të burgosurit.

Gazeta Mapo mëson se ditët e fundit të burgosurit në burgje të ndryshme janë vënë nën presion për të votuar. Në rast se nuk votojnë ata duhet të plotësojnë një deklaratë që nuk marrin pjesë në votime.

Mësohet gjithashtu se të burgosurve u është thënë se nëse nuk firmosin deklaratën që nuk do votojnë, atëherë të harrojnë se do të marrin leje, apo dokument për sjellje të mirë.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka asnjë nen që të citojë se votimi është i detyruar.

Gazeta Mapo mëson se situata e rëndë është në burgun e Fierit, ku disa prej të dënuarve nuk kanë pranuar të firmosin letrën që nuk do të votojnë. Drejtuesit e të gjitha burgjeve kanë marrë urdhër të qartë që të dënuarit duhet të votojnë të gjithë.

Të fundit