Flash News

KRYESORE

“Të dalim një çikë ne çuni?” Si reagoi Blerina Gjylameti dhe deputetet e tjera për dhunën ndaj gazetarit

“Të dalim një çikë ne çuni?” Si reagoi

Gazetari Renaldo Salianji u përball sot me dhunën e truprojës së kryeprokurores Arta Marku, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.

Nga video e dhunës e publikuar nga ‘A2 CNN’ bën përshtypje indiferenca që tregojnë deputetet e Kuvendit të Shqipërisë kur përpara syve të tyre dhunohet dhe pengohet një gazetar.

Blerina Gjylameti, deputete e PS, ishte njëra prej atyre që ‘u bezdis’ nga prania e gazetarit duke iu drejtuar atij: “Të dalim një çik ne çuni?”

Truproja e Markut reagoi menjëherë ndaj pakënaqësisë së Gjylametit duke shtyrë me forcë gazetarin. Socialistja reagoi vetëm për t’i bërë me shenjë truprojës të kishte kujdes për shkak të pranisë së kamerave.

Ndërkohë, deputetja tjetër Evis Kushi, prezente gjatë ngjarjes, u tregua tërësisht indiferente, ndonëse incidenti ndodhi brenda zyrave të Kuvendit.

Të fundit