Flash News

KRYESORE

Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 8 drejtues automjetesh në Tiranë

Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 8 drejtues automjetesh në

Kontrolle të shumta në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, si dhe në të gjitha rrugët e qytetit, me Radar e Drager, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle të shumta gjatë fundjavës në të gjitha lagjet e Tiranës dhe në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 73 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

  • 11 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara
  • 27 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
  • 25 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
  • 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 1029  teste alkooli, ku ka rezultuar se 25 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 143 kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 861 drejtues mjetesh kanë rezultuar me 0.00 mg/l.

Gjatë kontrollit me Radar, janë konstatuar mjete që qarkullojnë me shpejtësi dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, shpejtësi që ka variuar deri në 213 km/orë dhe në qytet me shpejtësi 122 km/orë.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk përdorin rripin e sigurimit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, që nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit, që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit si dhe siguracion.

Në këtë kuadër, janë vendosur gjithsej 1618 gjoba, nga të cilat 135 për mos vendosje të rripit të sigurimit, 167 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 13 për shkelje të semaforit, 17 për mungesë të kontrollit teknik të mjetit, 11 për xhama të errët, 104 për parakalime të gabuara, si dhe 1137 masa administrative të tjera të ndryshme.

 

Të fundit