Flash News

KRYESORE

Të dëmtuarit nga tërmeti, lista e emrave të rinj të familjeve që marrin paratë

Edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ende ka të pastrehë që nuk janë trajtuar me bonusin e qirasë. Kjo jo për faj të vonesave në procesin e konstatimit nga Instituti i Ndërtimit e më pas në shqyrtimin e aplikimeve nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale.

Gazeta Panorama shkruan se nisur nga kjo, Bashkia  e Tiranës ka sjellë për miratim një tjetër listë, sipas saj të fundit, me 123 familje që përfitojnë bonus qiraje për një vit rresht nga 18 deri në 22 mijë lekë në muaj.

Bonusi i qirasë është i vlefshëm për një vit dhe rinovohet deri në momentin që familjet marrin strehim përfundimtar.

Në rastin konkret banorët e shtëpive që kanë pësur dëme të riparueshme apo të pariparueshmë dot mund të përfitojnë shumën e caktuar deërisa bashkia t’ju sigurojë një shtëpi.

Efektet financiare të këtij vendimi përllogariten në masën 2 milion e 386 mijë lekëve në muaj dhe përballohen nga qeveria qëndrore përmes fondit të kushtëzuar “Subvencionimi” i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti për vitin 2020”.

Bonusi i qirasë është vetëm një nga trajtimet për familjet e pastreha sepse në fund ata do të marrin një banesë të re të rikonstruktuar apo të rindërtuar nga e para.

Nga 11 mijë aplikues, 6 mijë prej tyre  kanë marrë në dorë pagesat e dëmshpërblimit.

Të fundit