Flash News

KRYESORE

Të dënuar për rrëmbim, vrasje, drogë e vjedhje, OFL u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 5 tropojanëve

Të dënuar për rrëmbim, vrasje, drogë e vjedhje, OFL u

Operacioni Forca e Ligjit vijon punën duke kërkuar vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë së personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. Këtë herë OFL u ka nisur kërkesat për vetëdeklarim 5 personave të dënuar për rrëmbim, vrasje, drogë e vjedhje.

Bëhet fjalë për shtetasit:

  • J., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
  • H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
  • H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • L., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  • N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Personat duhet të përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• D. J., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

• G. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

• K. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• M. L., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• M. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit