Flash News

KRYESORE

Të dënuar për vrasje e grup të strukturuar kriminal, OFL u nis formularin 5 të ‘fortëve’ në Tiranë dhe Durrës

Të dënuar për vrasje e grup të strukturuar kriminal, OFL u

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Akli Alushi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

- Morel Kertalli, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

- Enkel Kertalli., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Të dy vëllezër, të akuzuar si atentatorë ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka në 2017-en.

- Ilir Oshafi., banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

-Gentian Malindi, banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Të fundit