Flash News

KRYESORE

 "Të dhashë në zyrë 20 milionë lekë", përballen në gjyq dy ish-drejtuesit e Burgjeve

 "Të dhashë në zyrë 20 milionë

U zhvillua seanca e radhës gjyqësore ish- kreut të Burgjeve Artur Zoto. Ky i fundit u përballa sot me ish-zëvendësdrejtorin e Burgjeve Iliaz Labi. Të dy zyrtarët akuzohen për korrupsion me ushqimet në burgje.

Në dëshminë e tij, Ilias Labi tha se një biznesmen i ka dhënë 20 milion lekë për t’ja dorëzuar drejtorit të Burgjeve të asaj kohe.

“Artur Zoto me kërkoi të flisja me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bulmetit. Kërkonte 20 % të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milion lekë tek një lokal në bllok të cilat ia dorëzova Artur Zotos në zyrë”, tha Ilias Labi.

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.

Të fundit