
Flash News
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
10 vjet pas protestës së 21 janarit me 4 viktima, Policia e Tiranës kërkon rihapjen e dosjes
Covid-19 në Shqipëri: 4 humbje jete dhe 670 raste të reja; mes viktimave edhe një 37-vjeçar
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit
PD cakton drejtuesit politik në Berat dhe Dibër, detyrat i besohen Alizotit dhe Mziut
Të dhënat e INSTAT/ Varfëria është thelluar në Korçë dhe në Vlorë, “fluturon” Tirana

Korça dhe Vlora kanë qenë dy qytetet që kanë patur vëmendjen maksimale të Qeverisë sa i përket investimeve në bulevarde, fasadash pallate, lulishte, etj. Përmirësimi i imazhit të këtyre qyteteve ka ndikuar që ato të kthehen në destinacione ditore për shqiptarët, por sipas të dhënave të INSTAT, këto investime sipërfaqësore nuk kanë dhënë efekt në ekonominë e Korçës dhe Vlorës.
Sipas rezultateve për rritjen ekonomike të rajoneve kryesore në vend për vitin 2017-të, ka patur një thellim të varfërisë në Jug të vendit, ku qarku i Vlorës dhe qarku i Korçës kanë patur performancën më të dobët.
Këto të dhëna tregojnë se kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku i Vlorës me -0,19 pikë përqindje, i ndjekur nga Qarku i Korçës me një kontribut prej -0,13 pikë përqindje dhe Qarku i Lezhës me një kontribut prej -0,03 pikë përqindje.
Ekonomia në rajonin e Jugut ka shënuar një rënie me 0.19%, ndërsa në rajonin e Veriut ka patur një rritje të papërfillshme me vetëm 1.72%, ndërkohë që në rajonin e Qendrës, aty ku dominon Tirana, rritja ka qenë me 7.367%.
Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2017, e ka dhënë Qarku i Tiranës me +3,42 pikë përqindje, ndjekur nga Qarku i Durrësit me + 0,40 pikë përqindje dhe Qarku i Fierit me +0,18 pikë përqindje.
Sa i përket PBB-së për frymë, Tirana ka njohur në 2017-ën një rritje prej 8% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 747 mijë lekë. PBB e Tiranës është 38.3% mbi mesataren e vendit.
Kryeqytetit pasohet nga Qarku i Fierit, me 556 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 3,3 %, nga 2016-ta.
Ndonëse në Kukës ka patur një rritje të PBB-së me 3.2%, duke arritur në rreth 327 mijë lekë, sërish kjo shifër është 39,5% nën mesataren e vendit
Me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 377 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 3,5% ndaj vitit 2016, por që sërish është 30,1% nën mesataren e vendit.
Ditari politik









Të fundit

Pasojat e Covid-19, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020
21 Janar 2021, 08:03

Parashikimi i motit, 21 janar 2021
21 Janar 2021, 07:51

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA
20 Janar 2021, 22:54
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
20 Janar 2021, 22:32
Joe Biden mbërrin për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë
20 Janar 2021, 22:18

Fotot më pikante nga inaugurimi i Joe Biden
20 Janar 2021, 21:20

Njerëzit "po bien në dashuri" me Amanda Gorman pas poezisë së saj në Inaugurim
20 Janar 2021, 20:50
Shenjat më me fat gjatë kësaj periudhë
20 Janar 2021, 20:15
Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA
20 Janar 2021, 20:14

Kamala Harris dërgoi një mesazh të rëndësishëm me pamjen e saj të përurimit
20 Janar 2021, 19:32

Pse u pëlqye kaq shumë performanca e Jennifer Lopez në Ditën e Inaugurimit
20 Janar 2021, 18:50

A ka alternativa të reja më 25 prill?
20 Janar 2021, 18:45

Veshja e Jill Biden në Ditën e Inaugurimit sinjalizon një fillim të ri
20 Janar 2021, 18:33
Kamala Harris poston tweet-in e parë si zv.presidente e SHBA, mesazhi që përcjell
20 Janar 2021, 18:24
Biden: Sot festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të kauzës së demokracisë
20 Janar 2021, 18:13