Flash News

KRYESORE

Të dhënat tuaja personale rrezikohen në 70% të hoteleve, kur rezervoni

Të dhënat tuaja personale rrezikohen në 70% të hoteleve, kur

Një problem sigurie fshihet në pas atij e-mail-it të rezervimit të dhomës që ju dërgon një hotel. Sipas një studimi të ‘Symantec’, 67% e 1500 hoteleve të monitoruara rridhnin informacion personal të njerëzve.

Studimi u shpërnda në 54 vende të botës përfshirë SHBA, Kanadanë e madje edhe disa vende Evropiane. U testua cilësia e sigurisë nga motele me dy yje deri tek resorset me pesë yje. Problemet e mëdha vinin nga e-mailet e konfirmimit të rezervimeve, sipas Symantec.

Shumica e mesazheve të tilla përmbajnë një lidhje aktive që ju drejton tek një uebsajt më vete, ku njerëzit mund të aksesojnë rezervimin e tyre pa qenë nevoja të kyçen në një llogari më vete.

Por ashtu si shumë biznese, edhe hotele ndajnë të dhënat tuaja personale me palë të treta, që do të thotë se kodi i rezervimit dhe e-maili janë të dukshme edhe për ata. Symantec rekomandon përdorimin e VPN gjatë rezervimeve në Wi-Fi publike.

Të fundit