Flash News

KRYESORE

Të dielën hyn në zyrë, të hënën niset për Berlin; Macron zgjedh Merkelin për takimin e parë si president

Të dielën hyn në zyrë, të hënën niset

Kancelarja Angela Merkel do të presë të hënën presidentin e ri francez, Emmanuel Macron i cili do të marrë të dielën zyrtarisht çelësat e Elizesë, njoftoi zëdhënësi i udhëheqëses gjermane, Steffen Seibert.

”Kancelarja u shpreh e entuziazmuar për takimin e së hënës pasdite në Kancelari me presidentin e ri francez, Emmanuel Macron”, njoftoi ai sot gjatë një konference të rregullt shtypi.

Ai nuk dha asnjë detaj tjetër në lidhje me mbarëvajtjen e këtij takimi as mbi temat që do të trajtohen, ndërsa të dy liderët janë të përgatitur për të diskutuar, kryesisht mbi çështjet që lidhen me reformën e Bashkimit Evropian.

Liderja gjermane e ka pritur edhe më parë në rolin e kandidatit të qendrës, pro-evropian në Kancelari gjatë fushatës elektorale franceze, e cila e përgëzoi menjëherë pas shpalljes së rezultatit, për fitoren e tij më 7 maj.

Të fundit