Flash News

KRYESORE

Të dielën zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti e Osmani pro dialogut me Serbinë

Të dielën zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti e Osmani
1.9 milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësinë të zgjedhin kreun e ri të qeverisë. Në këto zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Haradinaj, në garë janë katër parti të cilat pretendojnë të fitojnë: Vetëvendosja, Partia Demokratike, koalicioni AAK dhe PSD, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Erjona Popova, korrespondentja e Euronews Albania ka raportuar nga afër situatën në të cilën ndodhen garuesit.
Për Euronews, Albin Kurti i Vetëvendosjes, është shprehur se ai ka në planet e tij taksën dhe dialogun me Serbinë. Gjithashtu, Kurti ka treguar se kërkon dialog me principe të sakta dhe solid.
Edhe Vjosa Osmani, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se ka si qëllim dialogun. Po ashtu, ajo shton se nga ndërkombëtarët kërkon që të trajtohen të dyja palët, Kosova dhe Serbia, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ajo që nuk duhet të kushtëzojë bisedën është Serbia pasi ajo akoma nuk i ka paguar dëmet e luftës. Nëse zgjidhet, Vjosa Osmani do të jetë e para grua kryeministre e Kosovës.

Të fundit