Flash News

KRYESORE

“Të duam Lake, do na mungosh”, Monika Kryemadhi mesazh për ndarjen nga jeta të Hajdaragës

“Të duam Lake, do na mungosh”, Monika Kryemadhi mesazh për

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar një mesazh pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PS, Luan Hajdaraga.

“Nuk ka lamtumirë për ty miku im”, shkruan Kryemadhi, e cila vlerëson mirësinë dhe qytetarinë e Hajdaragës. Ajo kujton edhe mbështetjen që Hajdaraga i ka dhënë gjatë kohës kur ishin të dy pjesë e Partisë Socialiste, mbështetje që ka vijuar edhe pas ndarjes së rrugëve politike.

Reagimi:

Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Një njeri dhe qytetar i mirë si ty mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Ne ishim miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar. Sa herë takoheshim i dëgjoja me ëndje këshillat e tua, mbrujtur në mirësi. Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi, por sot që nuk je fizikisht pranë nesh e kam të qartë që është nga gjërat që do të na mungojë më shumë.

Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte. Ti përkrahe të rinj e të reja në ato vite që sot kanë bërë emrin e tyre. I përkrahe duke iu treguar që të jesh vetvetja është më e suksesshme se të jesh servil.

Të duam LAKE e do na mungosh prof. Luan Hajdaraga.

Të fundit