Flash News

KRYESORE

“Të fala”, autori foli me Fatbardh Licin para se ta ekzekutonte me ‘Skorpions’

“Të fala”, autori foli me Fatbardh Licin para se ta ekzekutonte

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me një breshëri plumbash 53-vjecari Fatbardh Lici, ndërsa pinte kafen e mëngjesit në një lokal pranë banesës së tij te ish-Poçeria në Kiras në Shkodër.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti 15 gëzhoja armë automatiku të vogël, ose siç njihet ndryshe ‘Skorpions’.

Sipas abc news, një dëshmitarë në vendngjarje ka treguar se autori para se të ekzekutonte 53-vjecarin i është drejtuar duke i thënë “të fala”.

Lici nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte vëllai i Mustafa Licit, aktualisht këshilltar në Këshillin Bashkiak në Shkodër.

Lici dyshohet se është vrarë për gjakmarrje, pasi mendohet se është përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmenajt në vitin 2011.

Të fundit