Flash News

KRYESORE

“Të fala Dajtit”/ Rama: Do pastrojmë drejtësinë nga fundërrinat. Berisha: Komunikime elektronike mes Edit dhe të dënuarit

“Të fala Dajtit”/ Rama: Do pastrojmë drejtësinë

Kryeministri Rama dhe Berisha janë përfshirë në replika në distancë lidhur me çështjen ‘Dajti’. Vrasësi i katër policëve fitoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, që i shkruante ‘të fala Dajtit’, shprehet se vendimi ishte produkt i drejtësisë së kalbur. Në të njëjten kohë, e fton komentuesit të jetë i duruar pasi qeveria po mbështet fuqishëm Reformën në Drejtësi.

“Mos u zgërdhi shumë se na këput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem ia jep pushtetit gjyqësor dhe ia ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marrësh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe unë kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh më vesh, se shtet bërja s’është llaf goje”, shkruan Rama.

Një orë më vonë, Berisha replikoi po në ‘Facebook’, duke shkuar se kreu i qeverisë ka ndikuar në vendimin për Dajtin. Berisha pretendon po ashtu se Rama ka njohje me të akuzuarin që prej vitit 2000. “Miq, lidhjet e krimit te Edi Rames me Dritan Dajtin qe datojne fillimet e viteve 2000 jane universalisht te njohura. Keto lidhje te ngushta dhe me pas dhe komunikimet e tij elektronike dhe te tjera me Dritan Dajtin ne qeli, manovrimet e Edvinit per ta liruar i kam denoncuar publikisht ne parlament dhe media mbi 20 here.

Keshtu qe ekzekutimi per here te dyte tre dite me pare i kater martireve te rendit dhe sigurise eshte vetem finalizimi i nje veprimtarie kriminale te krye kreut Edvin Kristaq Krimi”, përfundon Berisha.

Të fundit