Flash News

KRYESORE

Të famshme në gjithë botën por zemrën tek traditat shqiptare, Bebe dhe Dua kërcejnë valle me këngën e Drake

Të famshme në gjithë botën por zemrën tek traditat
Prej disa kohësh prisnim një takim kaq të ngrohtë mes Bebe Rexhës dhe Dua Lipës. Duke qenë se Bebe është mikeshë e ngushtë me Ritën, dhe kjo e fundit nuk flet me Duan, Bebe ishte mes dy zjarreve. Por mesa duket, Bebe ka vendosur të mos ndërhyjë në 'sherrin' e dy shqiptareve nga Kosova dhe ka shijuar në maksimum çdo moment me Dua lipën, familjen e saj dhe miqtë e rinj që kanë takuar në Spanjë. Dua dhe Bebe kanë qenë të pranishme mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve në MTV EMAdhe pas ceremonisë kanë përfituar të kalojnë momente të paharrueshme bashkë. Por një nga momentet kulminante të mbrëmjes ka qenë kur të gjithë së bashku ja kanë marrë valles nën tingujt e këngës "Mia" të Drake. Të kërcesh valle shqiptare me muzikën e Drake, vetëm Dua Lipa dhe Bebe Rexha mund ta bëjnë. “Pjesa më e bukur e natës së mbrëmshme ishte bërja e shokëve të rinj dhe kërcimi i valles në dhomën time të hotelit”, shkruan Bebe në videon e postuar.
 
View this post on Instagram
 

The best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa 💕

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Të fundit