Flash News

KRYESORE

Të famshmit që nuk vazhduan 'deri sa vdekja t`i ndante', divorcet e 2018-ës

Pas 12 vitesh bashkë, Valon Behrami dhe Elena Bonani i kanë dhënë lidhjes së tyre. Ka qenë vetë futbollisti shqiptar që ka lajmëruar ndarjen në rrjetet sociale dhe ka kërkuar respekt maksimal për personat e përfshirë. Pas ndarjes me Elenën, Behrami kurorëzoi në martesë dashurinë me zviceranen Lara Gut.

Seldi Qalliu - Mimoza Shkodra

Seldi dhe Mimoza Shkodra i dhanë fund fejesës së tyre disa kohë pasi e kishin zyrtarizuar dashurinë e tyre. Megjithëse asnjëri nuk ka dhënë shpjegime për ndarjen, secili nga ata kanë folur mirë për njëri-tjetrin dhe kanë kërkuar nga mediat dhe fansat mos të ndërhynë në vendimin që kanë marrë.

Selena Gomez -  Justin Bieber

Me një histori dashurie shumë të komplikuar. "On and off" prej vitesh, Selena dhe Justin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre njëherë e mirë. Kjo ndarje është përfundimtare pasi Justin nga ana e tij është martuar me modelen Hailey. Duke qenë se dy të rinjtë e donin shumë njëri-tjetrin, ndarja nuk ndikoi aspak mirë tek ta. Justin ka rikuperuar jetën e tij sentimentale, por Selena po vuan ende duke shfaqur shpesh dhe luhatje emocionale, për të cilat është kuruar në spital.

Ariana Granda - Mac Miller- Pete Davidson

Të gjithë u habitën kur doli lajmi se Ariana Grande është fejuar me komedianin Pete Davidson. Pas ndarjes me reperin Mac Miller, asnjërit nuk i shkonte mendja që Ariana do merrte një hap kaq të nxituar. Dhe vërtetë rezultoi i tillë, pasi ajo u nda shumë shpejt me të. Pasi Mac Miller, ish-i dashuri i Grandes, u nda nga jeta nga një mbidozë, Ariana i dha fund fejesës me Pete. Nga ana e tij, komediani duket se po e vuan shume ndarjen dhe së fundmi është shkëputur nga çdo marrëdhënie me rrjetet sociale si pasojë e bulizmit.

Paris Hilton - Chris Zylka

Ata u prishën disa javë më parë. Lidhja e tyre lëvizi shumë shpejt, dhe ajo e kuptoi se Chris nuk ishte personi i duhur. Paris Hilton tani po udhëton nëpër botë duke reklamuar parfumin e saj. Ajo i uron Chris gjithë të mirat dhe shpreson se mund të mbeten miq.

Cardi B - Offset

Reperja amerikane, Cardi B, dhe bashkëshorti i saj reperi Offset, janë ndarë pas një viti martesë. Ata ka 5 muaj që janë bërë prindër të një vajze, e cila quhet Kulture. Cardi B i dha fund martesës me reperin Offset pasi ky i fundit  tradhtoi reperen.

Rita Ora Andrew Watt

Rita Ora është një nga këngëtaret që numëron shumë të dashur. I radhës, me të cilin dhe është ndarë, është Andrew Watt. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në një intervistë dhe mendohet se shkak për ndarjen janë bërë zënkat e shpeshta të çiftit.

Jennifer Aniston-  Justin Theroux

Ata u ndanë në fund të vitit 2017, por e kaluan së bashku  Vitin e Ri, kështu që si duhet ta dimë ?!

"Ne jemi dy miqtë të mirë të cilët kanë vendosur të ndahen si çift, por presim që të vazhdojmë miqësinë tonë të dashur. Mbi të gjitha , ne jemi të vendosur të ruajmë respektin dhe dashurinë e thellë që kemi për njëri-tjetrin ,"- njoftoi Jennifer në lajmin e ndarjes.

Jenna Dewan - Channing Tatum

Është e pamundur të mos vazhdosh të mendosh pak për këta të dy. Si nisi historia e tyre e dashurisë, kërcimet sensuale dhe kimia që kishin me njëri-tjetrin. Dhe vajza e tyre Everly.

Gah...

Por jo çdo gjë zgjat përgjithmonë. Ata i dhanë fund martesës së tyre dhe secili kanë vazhduar të takohen me partnerë të rinj.

Të fundit