Flash News

KRYESORE

Të fundit në Evropë për produktin shkencor, Taulant Muka: Qeveria po emëron një anonim në krye të Akademisë

Revista prestigjioze ‘Nature’ e klasifikon Shqipërinë si vendin e fundit në Evropë sa i përket produktit shkencor. Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka thotë se kjo tregon që zyrtarisht jemi popullimi më i paditur në kontinent.

Ndonëse këto të dhëna tregojnë për nevojën e një reforme thelbësore në shkencë, Muka akuzon Qeverinë se po emëron në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushin, të cilin e konsideron person politik anonim në shkencë.

“Shqipëria përmendet sot në revisten prestigjoze ‘Nature’, por për vendin e fundit në Europë për produktin shkencor! Zyrtarisht jemi populli më i paditur në Europë! Ndërkohë që të dhënat janë kokëfortë për një reformë thelbesore në shkencë, Qeveria shqiptare sot po vendos në krye të Akademisë së Shkencave një person politik dhe anonim në shkencë”, shkruan Muka.

Ish-ministri i Arsimit në periudhën e komunizmit, Skënder Gjinushi ka hartuar një të ashtuquajtur refomë në Akademinë e Shkencave, me mbështetjen e Qeverisë, por që po kundërshtohet nga akademikët. Gjinushi pritet të emërohet edhe në krye të ASH duke qenë se është i vetëm në garë.

Të fundit