Flash News

KRYESORE

Maska me detyrim kudo veç shtëpisë, vjen reagimi i parë kundër nga ish-ministri: Për mua do jetë si dënim me vdekje  

Maska me detyrim kudo veç shtëpisë, vjen reagimi i parë

Duket se vendimi i ri i qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim kudo veç shtëpisë, që siç tha edhe kryeministri Edi Rama sot në një dalje për për mediat, pritet të hyjë në fuqi të enjten, pritet të shkaktojë reagime dhe kontestime të shumta.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaron hapur se mbajtjen e maskës kudo në vende të hapura, edhe kur nuk ka grumbuj njerëzish, është e pamundur dhe e dëmshme për shëndetin e tij. Ai thotë se është një pacient kronik mushkërish, dhe mbajtja e maskës pa ndalim do ta agravonte edhe më shumë.

Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje.

Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.

E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat. Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.

Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!

Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.

Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur.

Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e ka ë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus.

Ndaj ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë duhet të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato.

E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit”, shkruan Manjani.

Maska me detyrim kudo veç shtëpisë, vjen reagimi i parë

 

Të fundit