Flash News

KRYESORE

Rama replika me Metën dhe mbron Spiropalin: Mos e mërzit Elisën se do i japësh dekoratën e Skënderbeut, Lulit i takon ajo e Hamzait

  Rama replika me Metën dhe mbron Spiropalin: Mos e mërzit Elisën

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me presidentin Ilir Meta, pas akuzave të shumta që shigjetoi ndaj tij dhe ish-partisë që ai drejtonte, Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë fjalës së tij të gjatë pasditen e sotme në Asamblenë e PS.

Në një reagim në twitter, Rama i del në mbrojtje ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke e shkruar Metës me ironi edhe për dekoratat që jep se “kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s'ke kujt tjetër t'ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait.

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s'ke kujt tjetër t'ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”, shkruan Rama.

Më herët, Meta iu përgjigj akuzave të Ramës: “O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: "Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!”, 

Të fundit