Flash News

KRYESORE

“Të fus plumbin”, trajneri që u kërcënua me jetë zëvëndëson Ernest Gjokën te Vllaznia

“Të fus plumbin”, trajneri që u kërcënua me

Drejtuesit e Vllaznisë kanë njoftuar se Elvis Kraja, i cili ka drejtuar deri tani ekipin B do të jetë trajner i skuadrës për dy ndeshjet e mbetura të Kategorisë Superiore kundër Kukësit dhe Skënderbeut, pas dorëheqjes së parevokueshme të Ernest Gjokës.

“KF Vllaznia ben te ditur se trajneri Ernest Gjoka pasditen e sotme ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. KF Vllaznia bën të ditur se që prej ditës së nesërme dhe deri në fund të kampionatit, ekipi do të trajnohet nga trajneri i ekipit B, Ervis Kraja", thuhet në komunikatën e klubit.

Kraja nuk është një emër i panjohur pasi më datë 17 mars, ai ishte pjesë e një episodi të pakëndshëm gjatë ndeshjes Korabi – Vllaznia B, ku u kërcënua nga administratori i klubit dibran, Fehmi Mëziu së do ta qëllonte me armë nëse vazhdonte kontestimet ndaj albitrit të ndeshjes, Roxhers Muska.

Trajnerin e ri e pret një mision i vështirë në krye të kuqebluve, të cilët janë pothuajse të rënë nga Kategoria Superiore.

Të fundit