Flash News

KRYESORE

Të gjitha rastet kur Rama është marrë posaçërisht me mediat; nga kasetat tek gjobat

Të gjitha rastet kur Rama është marrë

Dje kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë një ndërhyrje në ligjin ekzistues për mediat duke paralajmëruar rritje të gjobave për lajmet e rreme.

Në fakt, një pakte antishpifje, kreu i qeverisë e ka paralajmëruar kohë më parë por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap ligjor konkret. Duket se kjo ndërhyrje i adresohet më tepër mediave on-line të cilat janë jashtë fushës së veprimit të institucioneve.

Por kjo nuk është hera e parë që Rama, merret posaçërisht me mediat.

Në kohën kur ishte kryetar bashkie, Rama shpiku të ashtuquajturat kaseta duke shmangur rolin e gazetarit. Këtë të fundit e bëni punonjësit e zyrës së shtypit, dhe mediat transmetonin ose publikonin materiale të gatshme.

Kur erdhi në pushtet, lëvizja ishte më e sofistikuar. Duke etiketuar mediat si kazan, Rama shpiku ERTV-në, platformën e cila transmeton të gjitha aktivitetet e tij, duke mbajtur larg kamerat dhe gazetarët.

ERTV-në e përsosi edhe më tej, duke i shtuar edhe rubrikat e lajmeve, intervista dhe së fundmi edhe emisione.

Por si të mos mjaftonin të gjitha këto, kreu i qeverisë ka njoftuar ndërmarrjen e një tjetër hapi e cila rëndon në ‘kurrizin’ e lirisë së medias. Rritjen e gjobave për lajmet e rreme.

Nga ‘98-ta kur nisi karrierën politike askush nga politika nuk është marrë kaq shumë me mediat sa Rama, herë me ‘ushqim’ dhe së fundmi me kërbaç. Dhe duket se në këto 20 vite, marrëdhënia me median është trajektorja e vetme e pandryshuar e Ramës./Politiko.al

 

Të fundit