Flash News

KRYESORE

‘Të gjitha rrugët i ka zënë Henri Çili’/ Intervista e themeluesit të UET: Rama ka prekur fundin e ciklit politik

‘Të gjitha rrugët i ka zënë Henri Çili’/

Nga Liridon Cecja

Themeluesi i UET, Henri Çili, në një intervistë për emisionin PolitikOn, të gazetarit Alfred Lela në Politiko.al ka cekur temat më të rëndësishme të jetës politike në vend. “Jam sipërmarrës”, preferon të thirret Çili që në fillim të intervistës, duke lënë mënjanë  ‘titujt’ e tjerë që njihet në qytet: analist, politolog apo gazetar i angazhuar.

Botuesi i gazetës Liberale, mbështetës i një mandati të tretë për Sali Berishën në vitin 2013, konstaton se rënia e Edi Ramës nisi që në vitin e dytë të qeverisjes, duke shtuar se ka ardhur koha që të hapë rrugë.

“...është momenti për të kuptuar se kur një cikël është në fundin e vet. Ka shumë faza kur politikanët vijojnë të jenë në pushtet edhe pse kanë përfunduar ciklin”, insiston ai.

Si mbështetës i 'flaktë' i dy-partitizmit, organizimin e zgjedhjeve lokale pa opozitën e përmbledh me një fjalë: “katastrofë”, pa dashur të japë më shumë argumente, por ka besim se do të gjendet një zgjidhje e përgjegjshme, qoftë e imponuar edhe nga ndërkombëtarët.

Vendimin e propozuar nga Lulzim Basha për mandatet e cilëson pozitiv për shoqërinë shqiptarë, e cila sipas tij kishte “nevojë për një shock”, ndërsa heziton të japë një emër konkret për një kryeministër tranzitor – kusht i panegociushëm i opozitës.

Pas një eksperience gati 15 vjeçare në politikën lokale dhe qendrore, Lulzim Bashën e shikon gati për staturën e postit të kryeministrit me argumentin se përfaqëson profilin e një politikani evropian “dhe Shqipëria ka nevojë për të në këtë fazë”.

Nuk harron të kujtojë as marrëveshjen e 17 majit 2017, për të cilin këmbëngul se ishte e nevojshme për ‘status-quo’-ne e atëhershme të vendit, por që nuk u implementua siç duhet nga mazhoranca  dhe pati kosto veçanërisht për Bashën.

Çili, nuk mund të anashkalonte edhe gjashtë letrat e Edi Ramës, për të cilat thotë se janë diabolike dhe se nuk kontribuojnë aspak në zgjidhjen e krizës politike, duke mos ofruar një zgjidhje konkrete për ngërçin disa mujor.

Insistimit të gazetarit Lela, se a do të jetë Erion Veliaj pasuesi i Edi Ramës, ai nuk i jep një përgjigje. “Në thelb, Tirana nuk është administruar si një pushtet lokale; është administruar si pushtet qendror”.

Çili komenton edhe disa nga figurat e jetës politike dhe publike, si: Sandër Lleshaj, Gent Cakaj, Bujar Nishani apo Bamir Topi, Arlind Qorri, Helena Kadare e te tjerë.

 

Të fundit