Flash News

KRYESORE

Të gjithë kundër Kate Middleton, por ajo i mbështeti gratë me “kode” në çmimet BAFTA

Edhe në çmimet BAFTA të ftuarit ishin të veshur me të zeza për të mbështetur lëvizjen #TimesUp dhe #MeToo, çka nënkupton mbështetjen e grave që erdhi pas lajmeve të abuzimeve seksuale në Hollivud.

Por Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton nuk është veshur me të zeza pasi rregulli mbretëror nuk lejon që të përkrahen lëvizjet dhe kauzat e tilla. Kate zgjodhi një fustan nga Jenny Packham, ngjyrë jeshile e errët, modeli i preferuar i Dukeshës shtatzënë. Një rrip i zi i theksonte belin e i nxirrte në pah barkun, teksa copa e lirshme hijeshonte çdo gjë.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga njerëzit të cilët patën reagime të shumta në rrjetet sociale se pse dukesha nuk ishte veshur me të zeza.  Por për të gjithë ata që nuk e dinë, Kate jo vetëm që mbështet lëvizjen pro grave por edhe ishte e dukshme natën e mbrëmshme në disa detaje:

Rripi i fustanit që theksonte barkun e saj shtatzënë ishte i zi. Gjithashtu nëse shihni me kujdes, ajo ka vendosur vëthë dhe varëse me smeraldë. Madje jo vetëm ajo, por një sërë të ftuarish kishin përdorur smeraldët si aksesorë.

Guri i gjelbërt është një simbol i vjetër i fuqisë femërore, i tillë ka qenë për një kohë shumë të gjatë. Që në llesat e kohës, smeraldët i janë atribuuar krijimtarisë dhe fuqisë së femrave. Ngjyra e gjelbër ishte gjithashtu një simbol i rëndësishëm i militanteve për të drejtën e votës së grave në Britaninë e Madhe. Ishte një ngjyrë shprese.

Pra, Kate  edhe mbështet gratë dhe nuk thyen rregullat mbertërore, një lëvizje diplomatike nga ana e saj që vlen për t`u përshëndetur.

Të fundit