Flash News

KRYESORE

Të gjithë ndihmuan për tërmetin, mes tyre edhe një gjyqtar futbolli

Të gjithë ndihmuan për tërmetin, mes tyre edhe një

Të gjithë shqiptarët janë duke u solidarizuar me familjet të cilat kanë humbur shtëpitë apo njerëzit e zemrës pas tërmetit të 26 nëntorit. Dhjetëra njerëz kanë humbur njerëz dhe rreth 5000 familje janë të pastrehë ose duhet të rregullojnë shtëpitë e tyre.

Mes shumë heronjve të këtyre ditëve gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, ka qenë edhe një gjyqtar i kampionatit shqiptar. Ai quhet Laver Alla.

33-vjeçari me origjinë nga Lushnja punon si zjarrfikës dhe ka qenë ndër të parët që ka dalë në terren. Ai mund të konsiderohet shembull për aktin e tij të sakrificës, sepse nuk është e thjeshtë të shkosh në Durrës apo Thumanë të shpëtosh jetët e njerëzve.

Të fundit