Flash News

KRYESORE

Të gjobitur jashtë Shqipërisë për shkak të COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Dokumentet që iu duhen për rimbursimin

Të gjobitur jashtë Shqipërisë për shkak të

Miratohet rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët tejkaluan qëndrimin jashtë vendit për shkak të perjudhës së pandemisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se sot është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për tejkalimin e qëndrtimit gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Sipas njoftimit zyrtar, çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:

  • mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar,
  •  formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;
  • vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);
  • të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);
  • numër kontakti personal ose adresë email.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020.

Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00), si dhe mund të dërgoni email në adresën [email protected].

Të fundit