Flash News

KRYESORE

“Të hash turpin me vota”, ish-deputeti: Dalin në takime e i bien gjoksit për fitoren

“Të hash turpin me vota”, ish-deputeti: Dalin në takime e

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka komentuar qëndrimet e Partisë Socialiste pas 30 qershorit, ku zyrtarët e PS krenohen për fitoren në zgjedhje, ku ata ishin të vetmit pjesëmarrës.

Një takim ka zhvilluar sot Taulant Balla në Elbasan, ku shprehet se është krenar për rezulatet e arrituara.

“5000 fletë votimi më shumë në Elbasan se numri i votuesve edhe ky i manipuluar nga Komisioni Qendror i Hajdutërisë.”-shkruan Boçi.

 

Shënimi i Boçit

TË LAVDËROHESH SE JE HAJDUT

Kjo po ndodh me Rilindjen...

Pasi nxorrën me përdhunë administratën, ato të ndihmës ekonomike e përkrahjes sociale, angazhuan bandat, mbushën kutitë,

krenohen me hajdutërinë e tyre live.

Dalin në takime e i bien gjoksit se kanë futur vota në kuti nga frika e refuzimit që i bënë Shqiptarët dhe këtë hajdutëri e kanë bërë në emër të shqiptarëve.

5000 fletë votimi më shumë në Elbasan se numri i votuesve edhe ky i manipuluar nga Komisioni Qendror i Hajdutërisë.

E njëjta situatë në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd, Prrenjas e Belsh.

Kështu në gjithë Shqipërinë.

Të lavdërohesh se je hajdut votash do të thotë as më shumë e as më pak, të hash turpin me vota!!!!

Të fundit