Flash News

KRYESORE

Të hënën nis viti i ri shkollor, apeli i policisë: Lini makinat në shtëpi

Të hënën nis viti i ri shkollor, apeli i policisë: Lini

Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti i ka bërë thirrje shoferëve dhe prindërve që të shmangin përdorimin e makinave personale gjatë ditës së nesërme dhe të përdorin transportin publik.

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Ahmeti tha se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve në Tiranë.

“I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik. Janë marrë masat që të mos ketë bllokim të trafikut me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor”, tha shefi i Policisë Rrugore të Tiranës.

Të fundit