Flash News

KRYESORE

Të hënën rikthehet parlamenti; Rama mbledh kryesinë, Basha aleatët dhe grupin

Të hënën rikthehet parlamenti; Rama mbledh kryesinë, Basha

Pas pushimit një mujor, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur që sesioni i ri të nisë të hënën në 17:00, ku do të mbahet seanca e parë për këtë sezon. Megjithatë, partitë politike do ta nisin punën që në orët e para të mëngjesit për të përcaktuar agjendat e tyre, teksa Partia Socialiste do të organizojë një mbledhje kryesie në orën 9 të mëngjesit, ndërsa një orë më vonë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët për të përcaktuar për aksionet e radhës dhe pastaj do të ketë një bashkëbisedim me grupin parlamentar.

Nuk është e qartë nëse demokratët do të jenë pjesë aktive e parlamentit apo do të kenë një marrëdhënie të kushtëzuar me të. Vetë kreu i PD, Basha refuzoi të japë detaje gjatë një takimi që zhvilloi në mesditën e së premtes me gazetarët.

Nga ana tjetër, mazhoranca parashikon që më 13 shtator të kalojë në seancë dekretin e presidentit Meta, që ktheu për rishqyrtim ligjin që i hap rrugën projektit të ri të Teatrit Kombëtar, duke shembur godinën ekzistuese.

Partia Demokratike e ka cilësuar këtë veprim të Partisë Socialiste si kapërcim të “vijës së kuqe”, duke paralajmëruar: “Nëse ky ligj dekretohet në heshtje ose jo, nuk kemi të bëjmë me gjë tjetër përveçse pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për çdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të stilit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”, theksoi  Basha.

Të fundit