Flash News

KRYESORE

Të hënën s’çojmë fëmijët në shkollë, vjen kërcënimi i shoferëve të furgonave në Tiranë

Të hënën s’çojmë fëmijët në

Kur po bëhet afro një muaj që ka nisur shkolla, autoritetet kujtohen se furgonët që duhet të çojnë fëmijët në shkolla, duhet të ndryshojnë ngjyrën. Përse nuk u mor më herët ky vendim, gjatë verës, që të gjithë shoferët e furgonave të kishin mundësi të bënin këtë ndryshim. Më e keqja është se nuk kanë as kohë për ta bërë një gjë të tillë, pa llogaritur edhe koston e lartë. Një furgon transporti shkon afro një milionë lekë, në mos më shumë për t’u ndryshuar boja. Pse kjo masë shtrënguese? Kujt i intereson?

Por, nga e hëna e ardhshme, asnjë prej automjeteve që transportojnë nxënësit e shkollave të kryeqytetit nuk do ta realizojnë një proces të tillë.

Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit e këtyre automjeteve të liçensuara, pasi sipas tyre kanë ndryshuar kriteret e ushtrimit të aktivitetit. Ata shprehen se këto kritere janë të papërballueshme prej tyre. Më shumës e 350 drejtues automjetesh, të liçensuar për transportin e nxënësve të shkollave në Tiranë, kanë kërcënuar se do të pezullojnë aktivitetin e tyre, që nga e hëna e javës që vjen.

Shkak sipas tyre është bërë vendimi që është marrë për ndryshimin e kritereve të ushtrimit të aktivitetit, konkretisht: lyerjen e automjeteve me një ngjyrë, si dhe ushtrimin e aktivitetit vetëm për nxënësit. Për këtë, ata kanë protestuar këtë të premte, pasi thonë se nuk kanë mundësi për të përballuar një shpenzim të tillë.

Po bllokohen lejet e qarkullimit, po vihen gjoba si nga policia bashkiake dhe rrugore. E kemi të pamundur të ndryshojmë ngjyrën. Të hënën nuk do të dalim në punë. Nuk na kanë lënë afat.

Në kryeqytet aktivitetin e transportit të nxënësve e realizojnë rreth 700 mjete transporti, tip furgonë, të cilët tashmë do të duhet të plotësojnë kriteret e reja, për të cilat, sipas drejtuesve të këtyre automjeteve, nuk iu ëhstë lënë kohë në dispozicion.

Të fundit