Flash News

KRYESORE

Të hënën takimi FSHF - Qeveri; Duka dy kërkesa të panegociueshme në tavolinën e Ramës

Të hënën takimi FSHF - Qeveri; Duka dy kërkesa të

Të hënën, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, me pjesëmarrje të anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, Federatës së Futbollit dhe përfaqësuesve të të gjitha klubeve profesioniste pritet të sjellë normalitetin në futbollin shqiptar, si për nga zhvillimi i ndeshjeve ashtu edhe në aspektin e sigurisë.

Burime për TV Klan në Federatën Shqiptare të Futbollit thanë se rikthimi i policisë pritet të shoqërohet me ndryshime ligjore që do të konsiderojnë vepër penale shkeljen në fushë, hedhjen e sendeve të forta, goditjen e lojtarëve apo zyrtarëve të ndeshjes, goditjen e tifozërisë kundërshtare apo qoftë edhe organizimin e koreve fyese.

Tryeza pritet të adresojë probleme të tjera që kanë lidhje me ambientin sportiv, siç janë ndryshimet në ligjin për sponsorizimin. Përqindja e njohur nga ligji si shpenzim i zbritshëm propozohet që të rritet në një masë më të madhe duke shpresuar në rritjen e sponsorëve. Po ashtu mendohet që individët që mbajnë statusin e sportistit të nivelit të lartë të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat.

Tatimi mbi vlerën e shtuar është ndoshta shqetësimi më i madh i presidentëve të klubeve si investitorë në sport. Mendohet reduktimi i këtij tatimi në mënyrë që ndihmohet sa më shumë ndërtimi i infrastrukturave sportive si dhe afrimin e investitorëve vendas dhe të huaj.

Të fundit