Flash News

KRYESORE

Të hënën zgjerohet fasha orare e lëvizjes për qytetarët

Të hënën zgjerohet fasha orare e lëvizjes për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim për mediat njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme fasha orare për qarkullimin e qytetarëve do të zgjerohet nga 90 minuta në 2 orë.

“Nisur nga zhvillimet e javes se fundit, nga vleresimi dhe analiza e te dhenave dhe situaten e epidemise ne vend, komitetit teknik i eksperteve ka hartuar strategjine e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale. Kjo strategji parashikon katër faza per lehtësimin gradual te masave, qe lidhen ne mënyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e përhapjes se tij.

Do të tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshëm, duke vleresuar kurben epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmerine e infeksionit si dhe perballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19. Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.”, tha Manastirliu.

Të fundit