Flash News

KRYESORE

“Të huajt nuk mund të sillen si pushtues dhe të tjetërsojnë Kushtetutën”, Vasili reagon ashpër ndaj Lu dhe Vlahutin

“Të huajt nuk mund të sillen si pushtues dhe të

Kreu I Grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar përmes një statusi në Facbook në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e Lu dhe Vlahuin, duke thënë se ata nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi.

Ndër të tjera Petrit Vasili shprehet se asnjë mision i huaj nuk mund të tjetërsojë dhe interpretoj Kushtetutën.

Statusi i plotë:

Kanabizohet reforma ne drejtesi.

Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.

Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.

Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.

Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter.....qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata.

 

Të fundit