Flash News

KRYESORE

‘Të jemi kritik dhe filtrues’/ Linda Rama reagon për ‘fake news’, çfarë sugjeron

Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama ka vënë theksin tek nevoja emergjente që ka shoqëria shqiptare për të menduar në mënyrë kritike rreth informacioneve që shpërndahen në internet.

Sipas saj, duhet ndërtimi i një shoqërie e cila të mendojë në formë kritike, dhe të jetë e aftë të selektojë informacionin e dobishëm nga ai që serviret si i dëmshëm.

“Interneti na ka mundësuar të hyjmë në një oqean me informacion, shifra dhe lajme. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të të menduarit kritik, e aftë të dallojë informacionin e dobishëm dhe atë të dëmshëm. Ne konsumatorët e lajmeve duhet të bëhemi filtruesit”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit