Flash News

KRYESORE

Të jesh fëmija i Katy Perry dhe Orlndo Bloom e të kesh kumbarë Jennifer Aniston, ky po që është fat

Kush nuk do donte të kishte kumbarë aktoren e famshme Jennifer Aniston e cila gëzon një popullaritet masiv kudo në botë për shkak të roleve të panumërta në projekte të ndryshme filmike, por kryesisht për Rachel Green në "Friends".

Katy Perry dhe Orlando Bloom pritet të bëhen prindër shumë shpejt. Megjithatë edhe pse fëmija nuk ka ardhur në jetë, dyshja ka vendosur cila do të jetë kumbara e vogëlushes dhe ajo është aktorja e famshme, Jennifer Aniston

“Katy dhe Jen janë shumë të afërta. Gjatë izolimit bënë shëtitje të gjata bashkë dhe kaluan shumë kohë të dyja. Ndaj të dy prindërit në pritje e pyetën Jennifer nëse donte të bëhej kumbara e fëmijës së tyre dhe ajo pranoi e përlotur”, thotë një burim pranë artistëve.

Të fundit