Flash News

KRYESORE

Të jesh gjerman do të thotë edhe të mbash këtë qëndrim për dridhjet në publik të kancelares Merkel

Të jesh gjerman do të thotë edhe të mbash këtë

Shëndeti i Kancelares Angela Merkel nuk është puna e askujt veç asaj, sipas shumicës së votuesve gjermanë.

Pasi 64-vjeçarja u pa të dridhej gjatë paraqitjejeve publike këtë javë - incidenti i tretë në tri javët e fundit - mbi 59 për qind e të anketuarve në një sondazh të botuar të shtunën nga gazeta Augsburger Allgemeine u pajtuan se gjendja mjekësore e Merkelit ishte "qartë [ose ] kryesisht një çështje private "e kancelares.

Më pak se 34 për qind e të anketuarve thanë se Merkel duhet të flasë më shumë për shëndetin e saj.

Kancelarja veterane, e cila ka qenë në detyrë për gati 14 vjet, nuk ka histori të njohur të çështjeve serioze shëndetësore, shkruan POLITCO.eu.

Por spazmat e kohëve të fundit që pakën Merkelin gjatë disa ceremonive dhe u transmetuan anembanë botës, kanë ngritur shqetësime në lidhje me mirëqenien e kancelares, raporton Politiko.al.

Të fundit