Flash News

KRYESORE

Të jesh sipërmarrës i suksesshëm nuk do të thotë të kesh vetëm ide të mira

Të jesh sipërmarrës i suksesshëm nuk do të thotë

Njerëzit shpesh herë e lidhin suksesin e sipërmarrësve me idetë e mira. Në fakt kjo nuk ka të bëjë shumë, nuk është e thënë se një supërmarrës i uksesshëm do të thotë të ketë ide të mira.

Kjo qëndron, por për të filluar diçka të re, ju duhet të keni një ide që funksionon: diçka për të cilën njerëzit kanë nevojë, diçka që ata do ta duan dhe më e rëndësishmja, disa njerëz që do të investojnë në idenë tuaj, diçka që është e shkallëzuar.

Si mund të bëhen sipërmarrësit e orientuar ndaj ideve që mund të realizohen dhe të mësojnë të mbledhin para, të bëjnë pitching para investitorëve, të punësojnë dhe pushojnë punonjës, veçanërisht kur kjo i detyron të dalin jashtë zonës së tyre të komfortit personal dhe profesional?

Hapi i parë është njohja e sfidave.

Secili prej sipërmarrësve të suksesshëm me të cilët fola e njohin rëndësinë e këtyre detajeve të nevojshme, por të vështira dhe në shumë raste ata shmangnin ose zvarrisnin gjëra që rezultonin në dëm të biznesit të tyre.

Hapi tjetër i rëndësishëm është përqafimi i qëllimit dhe misionit, sepse kjo do t’ju japë motivimin dhe guximin që të ndërmerrni hapin e nevojshëm.

Së fundmi, pjesa e fundit e këshillës që kam mësuar nga të folurit me sipërmarrësit është rëndësia e gjetjes së rrugës tuaj.

thjeshta si këto të jenë të efektshme, pa humbur veten e tyre në këtë proces.

Në fund të fundit, shumica e njerëzve barazojnë sipërmarrjen me idenë. Por për shumë, sipërmarrja e vërtetë ndodh nga brenda, me procesin e veprimit, guximit dhe bërjes realitet të gjërave që mendonit se kurrë nuk do mund t’i bënit. Duke ndryshuar sjelljen tuaj dhe të mësuarit për të vepruar jashtë zonës të rehatisë, ju do të gjeni rrugën drejt arritjes së qëllimeve tuaja.

Të fundit