Flash News

KRYESORE

“Të kemi me foto dhe video”, grekët kërcënojnë me mesazhe gazetarin shqiptar

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në rrjeti social Facebook, disa mesazhe kërcënuese të cilat thotë se i janë dërguar atij. Gazetari i lidh kërcënimet ndaj tij me postimin që ai bëri në rrjetin social një ditë më parë për ngjarjen ku RENEA, pas një shkëmbimi zjarri, vrau 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifas, i cili më herët kishte qëlluar me armë makinën e forcave të policisë.

“Grekët e verbuar nga nacionalizmi shovinist, "trimat" që kanë mbushur brekët tè Agimit të Artë dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po më çojnë fjalë:

"Tani e dimë kush je, e dimë ku je, të kemi me foto dhe video, etj, etj, etj"....”, shkruan Hoxha.

Gazetari thotë se ka marrë qindra mesazhet në greqisht, anglisht e shqip.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës

Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, "trimat" qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale:

"Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj"....

Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim...

στο καλο....

Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin "Pirro i pare", e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme...

 

Të fundit