Flash News

KRYESORE

Te LSI shpresojnë për krisjen e PD, këshilltari i Metës: A do bëhet Basha-Berisha si Berlusconi-Alfano?

Te LSI shpresojnë për krisjen e PD, këshilltari i Metës: A

Te LSI nuk janë të qetë për marrëveshjen e arritur mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, pa pjesëmarrjen e tyre.

Në një kohë kur Rama dhe Basha ishin mbyllur prej orësh në Pallatin e Kongreseve, ish-kreu i LSI, Ilir Meta u ngjit për te zyra e Sali Berishës. “Doktori është dobësia ime, e ndjek kudo”, u përgjigj Meta pas përfundimit të takimit duke u përpjekur të jap idenë se pa aprovimin e Berishës nuk mund të bëhet asnjë marrëveshje.

Idesë së Metës i ka shkuar nga pas edhe këshilltari i tij në Kuvend, Dritan Kaba, i cili pyet: “A do bëhet Basha për Berishën, si Alfano për Berluskonin?!”

Angelino Alfano që sot është ministër i Jashtëm i Italisë, u shkëput nga partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, pasi ky i fundit nuk e mbështeti për të marrë drejtimin e partisë. Alfano krijoi parti të re dhe mbështeti të majtin Matteo Renzi. Edhe te LSI mesa duket po luten që ky skenar të zbatohet edhe te PD, vetëm se ka një ndryshim thelbësor, Basha ka katër vite në krye të partisë, ndëryshe nga Alfano që po përpiqej ta merrte atë.

Të fundit