Flash News

KRYESORE

“Të lutem zotëri, fryji tubit ose do të shoqëroj në komisariat”, shoferi rezistencë policit në mesnatë, pranga 6 persona, mes tyre një vajzë

“Të lutem zotëri, fryji tubit ose do të shoqëroj

Policia rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion gjatë orëve të natës së mbrëmshme në disa akse në kryeqytet për parandalimin e aksidenteve.

Gjatë kontrolleve kanë rënë në pranga 6 shoferë, mes tyre një vajzë 22-vjeçare.

Nga video e postuar nga policia, vihet re rezistenca e një shoferi për të shmangur testin e alkoolit, i cili rezultoi të ishte i dehur.

“Deri ne keto momente jane arrestuar 6 drejtues mjetesh, pasi drejtonin mjetet ne gjendje te dehur dhe pa leje drejtimi nder keta edhe nje drejtuese femer..

Shtetasi me iniciale D. B. 46 vjeç u konstatua në Babrru duke drejtuar mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.82 mg/l, testi i dyte 0.82 mg/l.

Shtetasi me iniciale F. B. 56 vjeç, u konstatua ne rrugen urbane dytesore Vore-Fushe kruje dhe u arrestua ne flagrance pasi drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.53 mg/l, testi i dyte 0.58 mg/l.

Shtetasi me iniciale S. T. 45 vjeç, u konstatua ne rrugen inter urbane kryesore Durres -Tirane ne afersi te mbikalimit te Kamzes dhe u arrestua ne flagrance pasi drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 1.04 mg/l, testi i dyte 1.07 mg/l.

Shtetasi me iniciale D. B. 20 vjeç, u konstatua ne rrugen Skenderbeu duke drejtuar ciklomotorin i pa pajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me iniciale R. H. 56 vjeç u konstatua ne Kamez duke drejtuar ciklomotorin i pa pajisur me leje drejtimi.

Shtetasja me iniciale A. L. 22 vjeçe u konstatua ne afersi te Tegut dhe u arrestua ne flagrance se drejtonte mjetin e pa pajisur me leje drejtimi”, sqaron policia.

Të fundit