Flash News

KRYESORE

Të martën prezantohet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Të martën prezantohet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë të martën trajnerin e ri të Kombëtares. Një ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e italianit Christian Panucci është Edy Reja.

Ish-tekniku i Lazio-s, Napol-it e Atalanta-s ishte i pranishëm në ndeshjen e “Loro Boriçit”, ku Shqipëria u mund nga Turqia, por edhe pse u tha se ai kishte ardhur për të vëzhguar dy nga lojtarët e kombëtares sonë, duket se nuk ka qenë kështu.

Mediat italiane raportuan se Armand Duka është takuar me trajnerin 73-vjeçar dhe vetëm detajet e fundit kishin mbetur pa u zyrtarizuar.

 

Të fundit